UBT News

SHBA sanksionon kompanitë ruse dhe kineze

Qeveria amerikane ka vendosur sanksioen të reja në pesë firma ruse dhe 11 firma kineze për furnizimin e Rusisë me pajisje të dronëve të cilët u përdorën për pushtimin e Ukrainës, raporton Reuters.

Lista e zezë e fundit tregtare do ta bëjë më të vështirë për furnitorët amerikanë që të eksportojnë teknologji te këto kompani.

Siç raportojnë mediat e huaja, nëntë nga këto kompani, përfshirë edhe kompaninë kineze, Asia Pacific Links dhe atë ruse, SMT-iLogic, ishin në shënjestër të sanksioneve amerikane gjatë muajit maj./UBTNews/

Exit mobile version