Të dielën, një avion luftarak ushtarak amerikan shkatërroi një objekt të paidentifikuar mbi liqenin Huron me urdhër të presidentit Joe Biden.
Ky shënoi incidentin e katërt të tillë në harkun kohor të tetë ditëve dhe është vazhdimësi e serisë së veprimeve ushtarake mbi hapësirën ajrore amerikane.
Arsyeja e goditjeve të përsëritura është rritja e vigjilencës në përgjigje të një baloni spiun kinez që u shfaq në hapësirën ajrore të SHBA-së në fund të janarit.
Së fundmi, avionët luftarakë kanë rrëzuar edhe objekte tjera fluturuese mbi Kanada dhe Alaskë, të cilat sipas zyrtarëve të Pentagonit, nuk përbënin ndonjë rrezik sigurie.
Megjithatë, për shkak të mungesës së informacionit për këto objekte, Pentagoni nuk përjashton asnjë mundësi, përfshirë praninë e UFO-ve.
Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes, Melissa Dalton, deklaroi se frekuenca e shtuar e goditjeve mund të jetë për shkak të rritjes së kontrollit të hapësirës ajrore në lartësi më të larta, duke përfshirë përmirësimin e sistemit të radarit.
Autoritetet amerikane e kanë bërë të qartë se monitorojnë vazhdimisht për përplasje të panjohura të radarëve dhe nuk është e pazakontë të mbyllet hapësira ajrore si një masë paraprake për t’i vlerësuar ato./REL