Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen u përpoq të qetësonte qytetarët amerikanë me pohimet se pavarësisht panikut që përfshiu tregjet pas kolapsit të bankës Sillicon Valley dhe asaj Signature, situata është në kontroll dhe sistemi bankar i SHBA-së mbetet i sigurt.
“Veprimet e kësaj jave demonstrojnë qartë angazhimin tonë të plotë për t’u siguruar që sistemi ynë financiar të mbetet i fortë, dhe që depozitat të mbeten të sigurta. Mund t’i siguroj anëtaret e komisionit se sistemi ynë banker është i shëndetshëm e solid”, shprehet sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.
Dështimi i dy bankave njëra pas tjetrës shënoi goditjen më të madhe të këtij sektori që prej krizës financiare të 2008-tës, e i detyroi autoritetet amerikane të ndërhynin me shpejtësi për mbrojtjen e depozitave.
Mes frikës së një efekti domino, Rezerva Federale njoftoi gjithashtu se do t’u vendoste bankave në dispozicion fonde shtesë me qëllimin t’i ndihmojë të përballoj nevojat e klientëve, përfshirjen dhe tërheqjen e parave. Yellen u bë zyrtarja e parë e administratës së presidentit Joe Biden që përballet me ligjvënësit lidhur me vendimin për të mbrojtur paratë e pasiguruara në dy bankat e falimentuara rajonale, lëvizje kjo që është kritikuar nga disa vëzhgues./TopChannel