UBT News

ShBA premton mbështetje për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, u takuan me zëvendëssekretaren e Mbrojtjes për Politika, në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sasha Baker. Kështu ka njoftuar Mehaj përmes rrjetit social Facebook.

“Në takim me Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes për Politika në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Sasha Baker, biseduam për progresin e FSK-së, rolin e Republikës së Kosovës në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimin e qeverisë në situatën aktuale gjeopolitke, luftën në Ukrainë, për të cilat çështje zonja Baker shprehu vlerësim të lartë për qasjen dhe kontributin e Republikës së Kosovës, sidomos në evakuimin e refugjatëve afganë, dhe gatishmërinë për të trajnuar dhe pranuar refugjatë ukrainas në një situatë aspak të lehtë për Evropën dhe botën në përgjithësi që po përballet me një krizë ekonomike, e shumë më tepër humanitare përballë agresionit të pamëshirshëm rus”, ka shkruar Mehaj.

Ministri Mehaj ka shkruar se kanë biseduar për nevojat që FSK ka sa i përket furnizimit me armatime, si dhe gatishmërinë që si shtet e ushtri kemi për të bashkëpunuar në çdo nivel, ngase zhvillimi i brendshëm por edhe stabiliteti i gjithmbarshëm i shteteve varet nga shkalla e bashkëpunimit.

Exit mobile version