Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se amerikanët e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, mund t’i kthehen një niveli të normalitetit.
Sipas udhëzimeve të reja, personat që morën dy dozat e vaksinës mund të takohen mes vete, madje sipas udhëzimeve të reja, ata mund të takohen edhe me disa nga personat që nuk u vaksinuan.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se njerëzit konsiderohen të mbrojtur dy javë pasi të marrin dozën përfundimtare të vaksinës së tyre, raporton BBC.
Mbi 30 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht deri më tani./UBTNews