UBT News

SHBA përgatit 800 milionë dollarë shtesë në ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar tashmë miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sistemet e armëve si HIMARS.

Shtetet e Bashkuara janë duke përgatitur rreth 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën, i kanë thënë tre burime të njohura me këtë çështje agjencisë së lajmeve Reuters.

Burimet, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se një njoftim mund të kalojë javën e ardhshme dhe paralajmëruan se pakot e armëve mund të ndryshojnë në vlerë përpara se të shpallen.

Që kur trupat ruse pushtuan Ukrainën në shkurt, Uashingtoni ka dërguar miliarda dollarë ndihmë sigurie në Kiev./UBTNews/

Exit mobile version