UBT News

SHBA: Përdorimi i armëve biologjike ose kimike nga Rusia, një rrezik real

Sipas Shteteve të Bashkuara, përdorimi i armëve biologjike ose kimike nga Rusia, në Ukrainë do të ishte një rrezik në rritje, deklaroi sot zëvendësambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Jeffrey Prescott.

“Propaganda” e rreme nga Moska ka hedhur pretendimet se Ukraina po prodhon armë të shkatërrimit masiv, por kjo mund të jetë një pretekst i Rusisë për t’i përdorur ato vetë.

“Ne e kemi parë Kinën duke e mbështetur këtë propagandë dhe kështu që ne duhet të jemi në gatishmëri në rast se Rusia përdorë armë kimike ose biologjike në Ukrainë ose planifikon një operacion të rremë“, tha Jeffrey Prescott.

Prescott tha se përdorimi i armëve kimike nga Rusia, përfshirë tentativat për atentat dhe helmimet e armiqve politikë të presidentit Vladimir Putin në Rusi dhe Britaninë e Madhe, janë të dokumentuara.

Zëvendësambasadori amerikan tha gjithashtu se Moska mbështet “regjimin e Asadit” në Siri, i cili ka përdorur vazhdimisht armë kimike.

Exit mobile version