UBT News

ShBA: Partneriteti me Kosovën mbetet i palëkundur

Në 13-vjetorin e pavarësisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka uruar qytetarët e vendit.

ShBA-ja rithekson se partneriteti me Kosovën mbetet i palëkundur.

“Ndërsa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur. Ne jemi pranë njerëzve të shtetit të Kosovës, ndërsa ju punoni për të ndërtuar një shtëpi të drejtë, paqësore dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës. # Kosova13”, shkruan Ambasada e ShBA-ve në Kosovë./UBTNews

Exit mobile version