Siç kemi raportuar, një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA thotë se Uashingtoni po e shtyn Izraelin të mbrojë civilët ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë.
Nathaniel Tek tha se SHBA beson se është “kritike që Izraeli të vendosë një premium mbi mbrojtjen e jetës njerëzore dhe për aftësinë e organizatave të ndihmës të kenë qasje tek civilët”.
“Sigurisht që mund të bëhet më shumë dhe civilëve mund t’u jepen udhëzime më të sakta dhe më të qarta për të siguruar që jenë të sigurt. Ne besojmë se ndërsa qëllimi i Izraelit është atje për të siguruar mbrojtjen e civilëve, rezultatet gjithashtu kanë rëndësi dhe ne po punojmë dhe po i bëjmë presion qeverisë së Izraelit për t’u siguruar që ata ti japin rëndësi jetës së civilëve”.
Ai tha se kishte “dy palë në këtë konflikt” – duke shtuar se Hamasi gjithashtu kishte një përgjegjësi për të mbrojtur civilët, por se grupi “nuk kishte treguar ndonjë interes apo prirje për ta bërë këtë”.
Nathaniel Tek tha se Izraeli mund të arrijë një fitore strategjike vetëm nëse do mbronte civilët dhe punonte drejt një paqeje të qëndrueshme./BBC/