Shtetet e Bashkuara akuzuan liderët e lartë të Hamasit për rolet e tyre në planifikimin, mbështetjen dhe kryerjen e sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit në Izraelin jugor.
SHBA ka ngritur akuzë ndaj Yahya Sinwar, kreut të grupit militant, dhe të paktën pesë të tjerëve të cilët akuzohen për orkestrimin e sulmit të 7 tetorit, i cili la të vdekur 1 mijë e 200 persona, në mesin e tyre edhe mbi 40 amerikanë. Sulmi u pasua nga ai izraelit në Gaza, ku mbetën të vdekur mbi 40 mijë e 800 palestinezë.
Në akuzë përmenden gjashtë të pandehur, tre prej të cilëve janë të vdekur./UBTNews/