Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ofruar 10 milionë dollarë për ata që kanë informacione rreth grupit të hakerëve, i njohur si DarkSide. Në muajin maj, një sulm ransomware i DarkSide mbylli një tubacion jetik të karburantit 5 mijë e 500 milje në bregun lindor të ShBA-së.
Tubacioni transporton 45% të karburantit që përdoret në bregun lindor. Shpërblimi ofrohet për ata që kanë informacione dhe që do të “identifikimin ose vendndodhjen” e grupit të hakerëve, DarkSide.
Përveç kësaj, u ofrua edhe një shpërblim i veçantë prej 5 milionë dollarësh për ata që kanë informacione që do të çonin në arrestimin e ndonjërit që ka lidhje me këtë sulm.
Sulmi kibernetik shkaktoi mungesë karburanti pasi kompania Colonial Pipeline mbylli operacionet e saj për disa ditë./UBTNews