Ekzekutivët e këtyre kompanive pritet të marrin pjesë në një eveniment të Enjten në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Amerikan Joe Biden pritet të bëjë publike një axhendë kombëtare për adoptimin e makinave elektrike ditën e Enjte duke kërkuar që 40-50% e makinave të shitura në 2030-ën të jenë elektrike.
Objektivi është mbështetur nga kompanitë Amerikane si General Motors, Ford Motor dhe Stellantis (ish Fiat-Chrysler).
Ekzekutivët e këtyre kompanive pritet të marrin pjesë në një eveniment të Enjten në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Amerikan do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv ndërsa objektivi i shitjeve nuk është obligues. Përkundrazi dokumenti inkurajon industrinë e makinave të promvojnë adoptimin e makinave elektrike.
Nuk është e qartë sesa prodhues makinash do të mbështetin objektivin e Biden. General Motors është optimist dhe premton që pas 2035 të shesë vetëm makina elektrike. /PCWorld Albanian