Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se luftanija ruse, Moskva, mbante armë bërthamore në kohën e fundosjes së saj sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës amerikane, pohuan për CNN dy zyrtarë të lartë amerikanë me njohuri për inteligjencën.
SHBA ka monitoruar forcat ushtarake ruse rreth çdo lëvizjeje të pazakontë të armëve bërthamore dhe nuk ka zbuluar ende lëvizje të tilla deri më sot.
Sipas tyre, një vendosje e tillë e armëve bërthamore në bordin e luftanijes do të ishte veçanërisht e pazakontë./UBTNews/