Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të mërkurën sanksione të reja ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor për dhunën kundër palestinezëve, duke i kërkuar aleatit të tij Izraelit që të sjellë më shumë përgjegjësi.
“Dhuna e kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor shkakton vuajtje intensive njerëzore, dëmton sigurinë e Izraelit dhe minon perspektivën për paqe dhe stabilitet në rajon”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, duke shtuar se ishte “kritike” që Izraeli të t’i mbajë ata përgjegjës./UBTNews/