Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ia ka ndaluar kompanisë ruse, Kasperky, ofrimin e produkteve të famshme antivirus, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
“Kasperskyt në përgjithësi nuk do t’i lejohet që mes aktiviteteve të tjera, të shesë softuerin e tij brenda Shteteve të Bashkuara ose të sigurojë përditësime të softuerit tashmë në përdorim”, thuhet në një deklaratë të departamentit të tregtisë.
Njoftimi erdhi pas një hetimi i cili zbuloi se “operacionet e vazhdueshme të Kasperskyt në Shtetet e Bashkuara paraqesin rrezik të sigurisë kombëtare për shkak të aftësive kibernetike sulmuese të qeverisë ruse dhe kapacitetit për të ndikuar ose drejtuar operacionet e Kasperskyt”./UBTNews/