UBT News

ShBA ndalon firmat e ‘teknologjisë së avancuar’ të ndërtojnë fabrika në Kinë për 10 vjet

Kompanive amerikane të teknologjisë që marrin fonde federale s’do t’iu lejohet të ndërtojnë objekte të “teknologjisë së avancuar” në Kinë për 10 vjet, ka thënë administrata Biden.

Udhëzimet u zbuluan si pjesë e një plani prej 50 miliardë dollarësh që synon ndërtimin e industrisë lokale të gjysmëpërçuesve.

Vendimi vjen pasi grupet e biznesit kanë kërkuar ndihmë nga Qeveria në përpjekje për të reduktuar varësinë nga Kina. Bizneset janë përballur me mungesë globale të mikroçipëve që ka ngadalësuar prodhimin.

ShBA dhe Kina kanë mosmarrëveshje mbi tregtinë dhe teknologjinë./UBTNews/

Exit mobile version