UBT News

SHBA: Nadia Kahf hyn në histori si gjyqtarja e parë e Gjykatës së Lartë me hixhab

Nadia Kahf, një avokate e lindur në Siri, bëri histori kur u bë gjyqtarja e parë e Gjykatës së Lartë në SHBA që mban hixhab.

Kahf u emërua nga Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy vitin e kaluar, raportuan mediat lokale. Udhëheqësit e komunitetit, përfshirë kryetarët e bashkive, anëtarët e këshillit, anëtarët e bordit të shkollave dhe drejtuesit e Shoqatës së Juristëve Myslimanë të Nju Xhersit, nënshkruan një letër në maj duke i bërë thirrje senatorit Kristin Corrado të avanconte nominimin. Më shumë se 700 njerëz nënshkruan gjithashtu një peticion në internet në mbështetje të nominimit të saj.

Kahf, gruaja e tretë muslimane që shërbeu si gjyqtare e Gjykatës së Lartë të SHBA-së, bëri betimin javën e kaluar duke vendosur dorën e saj në një kopje të Kuranit që ajo trashëgoi nga gjyshja e saj.

“Jam krenare që përfaqësoj komunitetin mysliman dhe arab në New Jersey në SHBA”, tha ajo gjatë ceremonisë. “Dua që brezi i ri të shohë se ata mund të praktikojnë fenë e tyre pa frikë se mund të jenë ata që janë. Diversiteti është forca jonë, nuk është dobësia jonë”./UBTNews/

Exit mobile version