Shtetet e Bashkuara miratuan vaksinat kundër Covid me formulime që synojnë më afër variantet që qarkullojnë aktualisht, pasi infeksionet janë përsëri në rritje.
Aprovimet e reja kanë të bëjnë me vaksinat e përditësuara të prodhuara nga Moderna dhe Pfizer që korrespondojnë me një nënlinje Omicron. FDA arriti në përfundimin se përfitimet e marrjes së vaksinave tejkalojnë rrezikun për ata të moshës gjashtë muajsh e lart.
“Vaksinimi mbetet kritik për shëndetin publik dhe mbrojtjen e vazhdueshme kundër pasojave serioze të COVID-19, duke përfshirë shtrimin në spital dhe vdekjen”, tha zyrtari Peter Marks./UBTNews/