Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar gati 2.7 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën, përfshirë 675 milionë dollarë furnizime me armë, ndërsa vendi po përballet me pushtimin rus.
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin konfirmoi ndihmën në një takim me dhjetëra kolegë ministra në bazën ajrore amerikane në Ramstein të Gjermanisë. Ndihma ushtarake përfshin obus, municione, automjete Humvee, autoambulanca të blinduara dhe sisteme antitank.
Austin tha se aleatët e Ukrainës duhet të angazhohen për të mbështetur vendin për aq kohë sa është e nevojshme dhe t’i ofrojnë ndihmën që i duhet.
Duke folur për pushtimin rus të Ukrainës, ai tha: “Tani ne po shohim suksesin e dukshëm të përpjekjeve tona të përbashkëta në fushën e betejës”./UBTNews/