Presidenti amerikan, Joe Biden i është adresuar kombit pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 500 mijë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, shifra më e lartë e ndonjë vendi.
“Si komb nuk mund ta pranojmë këtë fat të egër”, deklaroi ai mes tjerash.
Presidenti dhe nënpresidentja mbajtën një minutë heshtje jashtë Shtëpisë së Bardhë, dhe ndezën qirinj.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u regjistruan 28.1 milionë raste me COVID-19./UBTNews