UBT News

ShBA: Mbi 800 mijë viktima nga COVID-19

Më shumë se 800 mijë viktima janë shënuar si pasojë e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shifra më e lartë kombëtare e vdekjeve të regjistruara nga pandemia globale.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 50 milionë.

Shumica e viktimave ishin të pavaksinuar dhe të moshuar, dhe sipas të dhënave, më shumë viktima kishte në vitin 2021 sesa në vitin 2020.

ShBA po përballet sërish me rritje të vdekjeve nga COVID-19 në një shkallë alarmante. 100 mijë viktima u shënuan vetëm brenda 11 javëve të fundit.

Në ShBA janë aprovuar tri vaksina, Pfizer, Moderna dhe Johnson&Johnson./UBTNews

Exit mobile version