Më shumë se 100 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir të shkaktuar nga stuhia dëborës në SHBA, transmeton Anadolu.
Sipas mediave amerikane, aksidenti zinxhir ndodhi në rrugën Westbound I-84 pranë ujëvarës Multnomah në Oregon.
Në aksidentin, i cili ka ndodhur për shkak të stuhisë së borës që ka ulur dukshmërinë dhe ka bërë rrugët të rrëshqitshme, janë përfshirë mbi 100 automjete.
Zyra e Sherifit të rajonit Multnomah, në një deklaratë nga llogaria e saj X tha: “Westbound I-84 është mbyllur për shkak të një përplasjeje të shumëfishtë automjetesh. Në zonën e përplasjes ka dhjetëra automjete dhe disa vende aksidenti. Ka raportime për njerëz të bllokuar brenda automjeteve të tyre“.
Gjatë aksidentit ka marrë flakë një fuoristradë ndërsa ekipet e reagimit në vendngjarje po kontrollojnë gjendjen e automjeteve.