Pasi policia federale arrestoi studentin palestinez, aktivistin Mahmoud Khalil, i cili udhëhoqi protestat në Universitetin Columbia në New York, qindra qytetarë në Chikago, Illinois si dhe në shumë qytete të tjera të SHBA-së, mbajtën një marsh mbështetës duke kërkuar lirimin e Khalilit.
Mijëra qytetarë në Chicago dhe në qytete të tjera protestuan duke kërkuar lirimin e Khalilit dhe brohoritën slogane kundër pushtimit të Gazës nga Izraeli.
Presidenti amerikan, Donald Trump në një deklaratë në rrjetet sociale e përshkroi arrestimin si “i pari nga shumë arrestime” ndërkaq protestuesit thanë se do të vazhdojnë të ngrenë zërin kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga administrata e Trumpit.
Avokatja dhe aktivistja, Jinan Chehade e cila mori pjesë në protesta u prononcua për Anadolu.
Duke theksuar se mijëra njerëz morën pjesë në protestën në Chicago duke kërkuar lirimin e Mahmoud Khalilit, Chehade tha: “Khalili është aktivist i cili u rrëmbye nga shtëpia e tij nga sistemi dhe admnistrata“.
Ajo tha se asnjë forcë nuk mund t’i heshtë apo t’i shtyjë në frikë. “Ne jemi këtu si miliona njerëz në të gjithë SHBA-në. Jemi këtu për të thënë se e mbrojmë njëri-tjetrin dhe se nuk do të heshtim kurrë për gjenocidin në Gaza, përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë për spastrimin etnik dhe pushtimin e Palestinës“, theksoi Chehade.
Studenti dhe aktivisti Mahmoud Khalil ishte arrestuar pas udhëheqjes së protestave pro palestineze në Universitetin Columbia në SHBA.
Avokatja Amy Greer deklaroi se megjithëse Khalili ishte në SHBA si “banor i përhershëm me kartë të gjelbër” dhe gruaja e tij ishte amerikane, ai u arrestua nga zyrtarët e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) dhe iu anulua karta e tij e gjelbër.
Sekretari amerikan i Shteti, Marco Rubio në llogarinë e tij në X deklaroi: “Ne do të anulojmë vizat ose kartat e gjelbra të mbështetësve të Hamasit në SHBA në mënyrë që ata të deportohen”.
Trump tha se do t’i deportojë studentët ndërkombëtarë që marrin pjesë në protestat kundër masakrës në Gaza në kampuset e kolegjeve amerikane në pranverën e vitit 2024.
Një gjykatës në SHBA lëshoi urdhër të përkohshëm bllokues kundër dëbimit të Mahmoud Khalilit.