Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se marrëveshja e përkohshme mes Izraelit dhe Hamasit po prodhon rezultate dhe duhet të vazhdojë.
“Javën e fundit e pamë zhvillimin pozitiv, pengjet duke u kthyer në shtëpi, duke u ribashkuar me familjet e tyre”, deklaroi ai gjatë një takimi me presidentin izraelit, Isaac Herzog në Tel Aviv.
“Ka mundësuar gjithashtu një rritje të ndihmës humanitare për të shkuar për civilët e pafajshëm në Gaza, të cilët kanë nevojë shumë për të. Pra, ky proces po jep rezultate. Është e rëndësishme dhe shpresojmë se mund të vazhdojë”, deklaroi ai tutje./UBTNews/