Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin “kurrë, kurrë, kurrë” përpjekjen e Rusisë që të aneksojë territor të Ukrainës. Ai i ka bërë këto deklarata para fjalimit që do të mbajë presidenti rus, Vladimir Putin, të premten. Në të ai pritet që të deklarojë se katër rajone ukrainase do t’i bashkohen Rusisë.
Kremlini tha se Luhansku, Donetsku, Zaporizhzhia dhe Khersoni kanë mbëshetur të ashtuquajturat referendume nga Rusia, e që Perëndimi i cilëson “të rreme”.
Për shkak të aneksimit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë./UBTNews/