UBT News

SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën

Qeveria amerikane ka njoftuar kufizime të reja për eksportin e mikroprocesorëve të përdorur në inteligjencën artificiale, duke synuar të mbajë teknologjinë e avancuar brenda Shteteve të Bashkuara ose ta ndajë atë vetëm me vendet aleate. Këto kufizime janë një masë për të balancuar shqetësimet për sigurinë kombëtare nga zhvillimi i inteligjencës artificiale dhe interesat ekonomike të prodhuesve dhe shteteve të tjera.

Rregullat e reja do të kufizojnë eksportet e mikroprocesorëve në disa shtete dhe do të lejojnë qasje të pakufizuar për aleatët më të afërt të SHBA-së, ndërsa Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut do të mbeten nën ndalim.

Këto masa janë pjesë e një përpjekje katërvjeçare nga administrata e Presidentit Biden për të parandaluar Kinën që të sigurojë mikroprocesorë të avancuar për të forcuar aftësitë e saj ushtarake. Rregullorja, që pritet të hyjë në fuqi pas 120 ditësh, ka shkaktuar shqetësime te disa nga zërat e industrisë, si “Nvidia” dhe “Oracle”, të cilët i kanë kritikuar kufizimet, duke argumentuar se këto masa mund të dëmtojnë interesat e firmave amerikane dhe të krijojnë mundësi për konkurrentët kinezë./UBTNews/

 

Exit mobile version