Sipas një raporti të New York Times, Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së Lloyd Austin i ka bërë presion Izraelit për të ngadalësuar luftën tokësore.
Fillimisht, kjo për të hyrjen e mjeteve shtesë ushtarake që të arrijnë në rajon por gjithashtu për të lejuar përpjekjet diplomatike që të provojnë dhe të ndihmojnë në lëshimin e pengjeve të Hamasit.
Të premten, dy amerikanë u lëshuan nga Hamasi.
Presidenti amerikan Joe Biden, kur vizitoi Izraelin të mërkurën, tha se amerikanët po provojnë të gjitha mundësitë dhe përpjekjet diplomatike për të shpëtuar sa më shumë pengje.
Sipas tyre, nëse fillon lufta me mjete tokësore do të jetë tejet më e vështirë që të arrihet shpëtimi i pengjeve./UBTNews/