Qeveria amerikane sekuestroi afro 1 milion fuçi naftë bruto iraniane që dyshohet se shkonte për në Kinë, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë të premten.
“Kjo është rezoluta e parë kriminale që përfshin një kompani që shkeli sanksionet duke lehtësuar shitjen dhe transportin e paligjshëm të naftës iranian”, sipas DD.
Në njoftimin për shtyp thuhet se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, një organizatë e huaj terroriste e emëruar nga ShBA, dyshohet se ka dërguar më shumë se 980 mijë fuçi naftë.
Sipas dokumenteve të gjykatës, shumë subjekte që kanë lidhje me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike janë të përfshira në skemë për të fshehur origjinën e naftës dhe për ta shitur ilegalisht në Kinë./UBTNews/