Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “janë të gatshme për t’u takuar me Rusinë” rreth traktatit të ri të armëve bërthamore, pasi presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se vendi i tij do të pezullojë pjesëmarrjen.
“Ne jemi të gatshëm të takohemi me Rusinë për të diskutuar çështjet e Traktatit dhe të stabilitetit bërthamor, siç ilustron takimi ynë i fundit i P5 për reduktimin e rrezikut. Siç e kemi thënë më parë, pavarësisht se çfarë po ndodh tjetër në botë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndjekin masa kritike të kontrollit të armëve”, thuhet në deklaratë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha CNN-it më herët se vendimi i Rusisë është për keqardhje dhe i papërgjegjshëm./UBTNews/