Inteligjenca amerikane ka thënë se viktimat nga një sulm në spitalin e qytetit të Gazës janë midis 100 dhe 300 vdekje.
Ky numër i vdekjeve “ende pasqyron një humbje të tmerrshme të jetës”, thanë zyrtarët amerikanë, raporton Euronews.
Shpërthimi në spitalin al-Ahli të Gazës të martën la pjesë të trupave të shpërndara në mjediset e spitalit.
Turma palestinezësh ishin strehuar aty duke besuar se ishin të sigurt nga sulmet ajrore izraelite.
Izraeli ka mohuar përfshirjen në shpërthimin vdekjeprurës, megjithëse zyrtarët e Gazës pretendojnë se ai ishte shkaktuar nga një sulm ajror izraelit.
Inteligjenca izraelite ka thënë se sulmi ndaj spitalit është kryer nga grupi terrorist Xhihadi Islamik Palestinez.