UBT News

SHBA-ja lëshon një satelit spiunimi në hapësirë

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar në hapësirë një satelit spiun. Sateliti u lëshua nga nga baza e forcave ajrore Vandenberg në Kaliforni dhe i përket Zyrës Kombëtare të Zbulimit (NRO), një agjenci qeveritare e ngarkuar me zhvillimin, ndërtimin, lëshimin dhe mirëmbajtjen e satelitëve të inteligjencës amerikane.

Nisja e satelitit NROL-82 u transmetua për disa minuta në internet.

NRO nuk ofron ndonjë informacion në lidhje me këto operacione dhe nuk komenton mbi spekulimet e jashtme.

Edhe më parë NRO ka lëshuar satelitë të klasifikuar të cilët janë të aftë për të marrë pamje jashtëzakonisht të detajuara të objektivave në tokë.

Exit mobile version