UBT News

ShBA-ja i dhuron FSK-së 55 automjete të blinduara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e dhurimit të 55 automjeteve ushtarake të blinduara nga ShBA-ja për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), tha se kjo është ditë e veçantë për popullin e Kosovës.

Sipas saj, dhurimi i këtyre automjeteve është dëshmi se ShBA-ja ka qenë gjithmonë pranë Kosovës. Madje ajo ka garantuar se do të mbështesin çdo iniciativë të shtetit më të fortë ne botë, duke përmendur këtu strehimin e afganëve.

Këto pajisje tha ajo do t’i ndihmojnë ushtrisë të zgjerojë kapacitetet, madje ka kërkuar që Kosova të pajiste edhe me helikopterë, duke kërkuar ndihmën e të gjithëve.

“Jam e lumtur që po jetësohet ëndrra jonë që ushtria jonë të ushtroj kapacitete operacionale. Shpreh mirënjohje për presidentin Biden, Ambasadorit Kosnett e popullit amerikan. Ne u jemi përjetësisht mirënjohës dhe nuk do të rreshtin kurrë së ofruari dorën tonë të ndihmës siç po bëjmë me strehimin e afganëve. Spresoj që faza e ardhshme të ofrojë helikopterë që i mungojnë Kosovës. Kërkoj ndihmën e aleatëve tanë për t’u pajisur me këto edhe forca jonë. Sa më shpejt do ta mbyllim fazën e transformimit”, deklaroi ajo.

Exit mobile version