Shtetet e Bashkuara do të japin 3 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën ndërsa vendi shënon Ditën e Pavarësisë, tha të martën një zyrtar amerikan.
Shtëpia e Bardhë pritet ta bëjë zyrtare ndihmën të mërkurën. Ndihma mund të përdoret për blerjen e armëve, stërvitje dhe operacione të tjera./UBTNews/