Sulmet e përbashkëta të kryera nga SHBA dhe Britania e Madhe në Jemen të enjten ishin “barbare”, tha të premten një zyrtar i lartë i Huthit.
Mohammed Ali al-Houthi, kreu i komitetit suprem revolucionar të grupit militant, shkroi në “X” se sulmet ishin “barbare, terroriste dhe janë një agresion i qëllimshëm dhe i pajustifikuar që pasqyron një psikologji brutale”.
Sipas tij, sulmet treguan se ishin Shtetet e Bashkuara që “menaxhonin agresionin” në Gaza si dhe në Jemen./UBTNews/