UBT News

SHBA-ja detekton avionë luftarakë rusë në zonën e mbrojtjes ajrore të Alaskës

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) bëri të ditur se zbuloi dhe gjurmoi avionët ushtarakë rusë që operonin brenda Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës (ADIZ).

Avioni rus mbeti në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk hyri në territorin sovran të SHBA-së ose Kanadasë. NORAD theksoi se një aktivitet i tillë është rutinë dhe nuk përbën kërcënim të drejtpërdrejtë.

Ky aktivitet rus në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës ndodh rregullisht dhe nuk shihet si kërcënim“, thuhet më tej në deklaratë.

Zona e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore është një zonë e caktuar e hapësirës ajrore ndërkombëtare që shtrihet përtej kufijve sovranë të një vendi, ku kërkohet identifikimi i avionit për qëllime të sigurisë kombëtare.

NORAD, i cili përdor një sistem mbrojtjeje me shumë shtresa që përfshin satelitë, radarë dhe avionë luftarakë, përsëriti gatishmërinë e tij për të ndërmarrë veprime nëse është e nevojshme.

NORAD mbetet i gatshëm të përdorë një sërë opsionesh reagimi në mbrojtje të Amerikës së Veriut“, tha komanda.

Exit mobile version