Inflacioni në Shtetet e Bashkuara u zbut në 7.7% në tetor me bazë vjetore nga 8.2% në muajin e kaluar, duke lehtësuar një farë presioni mbi familjet dhe ekonominë. Indeksi i çmimeve të konsumit është në nivelin më të ulët që nga janari dhe nën parashikimet e tregut prej 8%.
Në gusht rritja vjetore e çmimeve ishte 8.3%.
Një rënie prej 2.4% e çmimeve të automjeteve të përdorura ndihmoi në uljen e shifrave të inflacionit. Çmimet e veshjeve ranë me 0.7% dhe shërbimet e kujdesit mjekësor ranë me 0.6%.
Inflacioni është ulur pak a shumë në një nivel dukshëm të lartë që nga pranvera e 2022. Ndonëse një lajm inkurajues, inflacioni pritet të mbetet i lartë deri në fund të vitit 2022./UBTNews/