UBT News

ShBA ia ndalon operimin një kompanie kineze të telekomunikacionit

China Unicom është kompania e fundit kineze e telekomunikacionit të cilës iu ndalua veprimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare dhe spiunazhit.

Komisioni Federal i Komunikimeve thotë se votoi unanimisht për t’ia revokuar autorizimin kompanisë që të veprojë në ShBA. Firma duhet të ndalojë së ofruari shërbime të telekomunikimit në Amerikë brenda 60 ditësh.

Njoftimi vjen pasi rivalit më të madh China Telecom iu hoq licenca për të operuar në ShBA në muajin tetor.

Kryetarja e Komisionit Federal të Komunikimeve, Jessica Rosenworcel tha: “Ka pasur prova në rritje – dhe me të një shqetësim në rritje – që transportuesit shtetërorë kinezë përbëjnë një kërcënim real për sigurinë e rrjeteve tona të telekomunikacionit”.

Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj BBC-së në lidhje me rastin./UBTNews

Exit mobile version