Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin i kërkon ministrit të ri të mbrojtjes të Turqisë që të miratojë anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake.
Duke folur gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes në Bruksel, Austin tha “Qëllimi i takimit me të [ministrin turk të mbrojtjes] sot ishte një takim prezantues, vetëm për ta uruar për emërimin si ministër i mbrojtjes. Natyrisht, (unë) shfrytëzoj çdo mundësi për ta inkurajuar atë të ecë përpara dhe të miratojë pranimin e Suedisë [në Nato]”./UBTNews/