Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Meksika që të ekstradojë Ovidio Guzmanin, djalin e bosit të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, për t’u përballur me procesin gjyqësor në një gjykatë amerikane, konfirmoi të hënën një zëdhënës i qeverisë meksikane.
Ai është akuzuar në SHBA për komplot për trafikimin e kokainës, metamfetaminës dhe marihuanës në vend.
Ovidio dyshohet se urdhëroi edhe vrasjen e informatorëve, një trafikanti droge dhe një këngëtari që refuzoi të performonte në dasmën e tij.
32-vjeçari u arrestua nga autoritetet meksikane gjatë muajit janar pas një shkëmbimi zjarri intensiv në Culiacan, në shtetin e Sinaloas, ku është baza e kartelit./UBTNews/