UBT News

ShBA: Fillon vaksinimi i fëmijëve të moshës nën 5-vjeçare

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar të martën vaksinimi i fëmijëve të moshës nën 5-vjeçare, duke shënuar një moment historik në luftën e kombit kundër sëmundjes.

Javën e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave zgjeroi autorizimet e përdorimit urgjent për vaksinën e Moderna për të përfshirë fëmijët nga 6 muaj deri në 17 vjeç dhe Pfizer/BioNTech për fëmijët nga 6 muaj deri në 4 vjeç.

Pastaj të shtunën, drejtoresha e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes, Rochelle Walensky nënshkroi vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët nën 5 vjeç, duke i hapur rrugën vaksinimeve që do të administrohen në atë grupmoshë.

Rreth 17 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare mund të vaksinohen kundër COVID-19./UBTNews/

Exit mobile version