UBT News

SHBA fillon evakuimin e diplomatëve nga Izraeli pas përshkallëzimit të konfliktit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur evakuimin e diplomatëve jo-thelbësorë dhe familjeve të tyre nga ambasada amerikane në Izrael, si masë sigurie përballë përshkallëzimit të tensioneve në rajon.

Sipas mediave amerikane, evakuimi është realizuar me një aeroplan qeveritar dhe përfshiu disa diplomatë dhe anëtarë të familjeve të tyre që kishin kërkuar të largoheshin nga vendi. Këtë veprim e kanë konfirmuar dy zyrtarë amerikanë, të cilët thanë se evakuimi është ndërmarrë si masë parandaluese.

Ky zhvillim ndodhi pak përpara se ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckbee, të deklaronte në rrjetin social X (ish-Twitter) se ambasada është duke përgatitur fluturime dhe anije për të mundësuar largimin e qytetarëve amerikanë që ndodhen aktualisht në Izrael.

Ky veprim vjen në kohën kur konflikti ajror mes Izraelit dhe Iranit po intensifikohet dhe shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës po rriten.

Exit mobile version