UBT News

SHBA ekzekuton gruan e parë transgjinore për vrasje

Shteti i Misurit ekzekutoi të martën mbrëma një transgjinore, e cila u shpall fajtore për vrasjen e ish-të dashurës. Ky është ekzekutimi i parë i një transgjinori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

49-vjeçarja Amber McLaughlin vdiq nga një injeksion vdekjeprurës në Qendrën Diagnostike dhe Korrektuese në qytetin e Bonne Terre. Është personi i parë që u ekzekutua në SHBA këtë vit.

McLaughlin u dënua në vitin 2006 për vrasjen e ish-të dashurës Beverly Guenther në vitin 2003.

Guenther kishte kërkuar një urdhër ndalim për shkak se McLaughlin po e ndiqte pas përfundimit të lidhjes së tyre. Ajo u përdhunua dhe u godit për vdekje me një thikë kuzhine, dhe u hodh në lumin Misisipi./UBTNews/

Exit mobile version