Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën shqetësim pasi talibanët shpallën Qeverinë e re të Afganistanit, kryesisht me personazhe që lidhen me sulme ndaj forcave amerikane.
Kabineti i përkohshëm qeveritar udhëhiqet nga Mulla Mohammad Hassan Akhund, i cili është në listën e zezë të OKB-së. Një figurë tjetër, zëvendësi i Qeverisë, Sirajuddin Haqqani, kërkohet nga FBI.
Talibanët e morën kontrollin në pjesën më të madhe të Afganistanit para më shumë se tri javësh.
Përmes një deklarate departamenti amerikan i shtetit tha: “Ne vërejmë se lista e shpallur e emrave përbëhet ekskluzivisht nga individë që janë anëtarë të talibanëve ose bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë, dhe në listë nuk ka asnjë grua”.
Ai shtoi se Amerika do t’i “gjykojë talibanët nga veprimet e tyre, jo nga fjalët”./UBTNews