Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i përgjigjen akteve të pamatura ose agresive nga Rusia.
Antony Blinken tha se ShBA ishte e përqendruar në veprime të tilla si trajtimi i figurës së opozitës Alexei Navalny, dhe ndërhyrja në zgjedhje.
“Ne do të preferonim një marrëdhënie më të qëndrueshme dhe të parashikueshme”, tha ai.
Një deklaratë e lëshuar pas bisedimeve dy-ditore kritikoi Moskën për “sjelljen e saj të papërgjegjshme dhe destabilizuese”, veçanërisht kundër Ukrainës dhe për sulmet kibernetike.
Blinken u bëri jehonë këtyre ndjenjave të enjten, duke ofruar mbështetje për Ukrainën gjatë bisedimeve në Kiev me presidentin e saj, Volodymyr Zelensky, i cili tha se vendi i tij ishte nën kërcënim nga trupat ruse të grumbulluara pranë kufirit të saj.
ShBA dhe Rusia kanë qenë kundërshtarë afatgjatë dhe qëndrojnë larg njëra-tjetrës në çështjet kryesore.
Po Irlanda e Veriut?
I pyetur në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare me Mbretërinë e Bashkuar dhe situatën në Irlandën e Veriut, Blinken tha se administrata mbetet shumë e përqendruar në paqen në Irlandë.
Sekretari i Shtetit tha se për presidentin Biden ishte e rëndësishme që “çfarëdo që të bëhet, çfarëdo që të bëjmë, fitimet e Marrëveshjes së të “premtës së mirë” të mbështeten dhe të kemi në mendje mirëqenien politike dhe ekonomike të Irlandës së Veriut”.
Joe Biden ka thënë më parë se Brexit nuk duhet të rrezikojë Marrëveshjen e “Premtes së Mirë” të vitit 1998, e cila në fund i dha fund “problemeve” të Irlandës Veriore. Marrëveshjet tregtare pas Brexit për Irlandën e Veriut kanë çuar në tensione atje dhe kanë kontribuar në dorëheqjen e fundit të Ministres së Parë, Arlene Foster./UBTNews
(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)