Departamenti amerikan i Thesarit do të vendosë sanksione shtesë ndaj grupit Wagner, i cili e ka ndihmuar ushtrinë ruse përgjatë luftës në Ukrainë.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, njoftoi të premten se Thesari do ta shpallë Wagnerin si një organizatë kriminale transnacionale gjatë ditëve në vijim.
Shtëpia e Bardhë publikoi edhe imazhe të Rusisë duke pranuar një dërgesë armësh nga Koreja e Veriut, për të cilën tha se kishte për qëllim të ndihmonte forcat Wagner teksa luftonin krah për krah me trupat ruse në Ukrainë.
Administrata Biden akuzoi fillimisht Korenë e Veriut për ofrimin e armëve për Rusinë./UBTNews/