UBT News

ShBA do të sekuestrojë dhe shesë pronat e oligarkëve rusë

Shtëpia e Bardhë ka dalë me një propozim për t’i dhënë qeverisë fuqi më të madhe për të sekuestruar dhe shitur asetet e oligarkëve rusë dhe për të transferuar të ardhurat e tyre në Ukrainë. Propozimi legjislativ, i lëshuar të enjten në mëngjes, do t’i paraqitet Kongresit për shqyrtim.

Masat do ta bëjnë më të lehtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës sekuestrimin dhe shitjen e aseteve të oligarkëve dhe përdorimin e fondeve “për të korrigjuar dëmet e agresionit rus”.

Një legjislacion i ngjashëm u miratua kohët e fundit në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së. Por planet e reja të Shtëpisë së Bardhë shkojnë më tej duke bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet agjencive midis Departamentit të Thesarit, Departamentit të Drejtësisë, Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Tregtisë. Detajet tjera do t’i bëjë të ditura sot presidenti Joe Biden./UBTNews/

Exit mobile version