UBT News

ShBA do të sekuestrojë avionin e oligarkut rus

Autoritetet amerikane kanë marrë urdhër për sekuestrimin e një avioni privat të një oligarku rus, në vlerë mbi 90 milionë dollarë, për shkeljen e sanksioneve amerikane pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Autoritetet thonë se avioni Airbus A319-100 është në pronësi të Andrei Skoch, një anëtar i Dumës Shtetërore të Rusisë dhe miliarder që u bë i pasur nëpërmjet një aksioni në një konglomerat në industrinë e metaleve dhe minierave. Skoch ka qenë në listën e sanksioneve amerikane qysh nga viti 2018 për pushtimin rus të Krimesë, rajonin lindor të Ukrainës.

Aeroplani besohet të jetë në Kazakistan, thonë autoritetet./UBTNews/

Exit mobile version