UBT News

ShBA do të ofrojë 89 milionë dollarë për çminimin e Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të ofrojnë 89 milionë dollarë për Ukrainën për heqjen e minave tokësore të vendosura nga forcat ruse.

Rreth 160 mijë mina janë çaktivizuar në Ukrainë qysh nga marsi, por Departamenti amerikan i shtetit thotë se rreth 5 milionë ukrainas ende jetojnë në zonat e kërcënuara nga bombat e vendosura nga rusët.

Një zyrtar thotë se sfida e Ukrainës për të çarmatosur municionet e pashpërthyera “mund të jetë në të njëjtin nivel” me përpjekjet e ngjashme në Vietnam, Kamboxhia dhe Laos pas luftës amerikane të viteve 1960 dhe 70.

“Pushtimi i mëtejshëm i paligjshëm dhe i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë ka mbushur zona masive të vendit me mina tokësore, mjete të pashpërthyera dhe pajisje shpërthyese të improvizuara”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit./UBTNews/

Exit mobile version