UBT News

SHBA do të nënshkruajë marrëveshje me Evropën për furnizim me gaz

Bashkimi Evropian pritet të shpallë një marrëveshje, sipas të cilës SHBA do t’a furnizojë atë me më shumë furnizime me gaz natyror të lëngshëm (LNG) për të zëvendësuar importet ruse.

SHBA-ja është vendosur të sigurojë të paktën 15 miliardë metra kub LNG deri në fund të vitit, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Kombet evropiane po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga karburantet fosile ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

BE-ja është zotuar të shkurtojë përdorimin e saj të gazit rus me dy të tretat këtë vit përmes importeve nga vendet e tjera dhe zgjerimit të energjisë së rinovueshme.

Duke folur të enjten mbrëma, kryeministri belg Alexander de Croo përshëndeti masën duke thënë se do të ndihmonte në uljen e çmimeve të gazit në Evropë./UBTNews/

Exit mobile version