Presidenti amerikan, Joe Biden bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dhurojnë edhe 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
“Sot, unë po ju njoftoj se do të ndajmë 800 milionë dollarë për të rritur më tej aftësinë e Ukrainës për të luftuar në lindje, në rajonin e Donbasit”, tha Biden nga dhoma e Roosevelt në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se paketa e re do të përfshijë artileri të rëndë dhe drone, së bashku me municion.
Biden tha se Rusia e ka fokusuar fushatën e saj për të kapur territore të reja në Ukrainën Lindore, duke e bërë thelbësore rrjedhën e ndihmës ushtarake perëndimore./UBTNews/